“International Herald Tribune”: Australia i refuzon pasaportën si Mbretëresha Susan e Shqiptarëve
“International Herald Tribune” shkruan në lidhje me incidentin diplomatik të rinovimit të pasaportës australiane të Mbretëreshës Susan
Nga Aurenc Bebja, Darsiani.com
“International Herald Tribune” ka botuar, me 16 tetor 1979, në faqen n°7, një shkrim në lidhje me incidentin diplomatik të rinovimit të pasaportës australiane të Mbretëreshës Susan, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
SHKRIMI I PLOTË
Gruas së mbretit në ekzil i është mohuar përdorimi i titullit
Canberra, 15 tetor (Reuters) — Gruas me origjinë australiane të Mbretit Leka të Shqipërisë në ekzil i është refuzuar një pasaportë australiane që mban titullin e saj, tha sot një zëdhënës i punëve të jashtme.
Zëdhënësi tha se Susan Cullen-Ward kishte aplikuar për rinovimin e pasaportës me titullin Mbretëresha Susan e Shqiptarëve, por ajo mori një në emër të Susan Leka.